Ballina Sport Reali bën një hap para Barçës për Neymar, ofron 120 milion euro...

Reali bën një hap para Barçës për Neymar, ofron 120 milion euro plus Luka Modric

28
SHPËRNDAJE

Edhe pse dëshiron Barcelonën, Neymar mund të veshë fanellën e Real Madridit sezonin e ardhshëm

Sipas të përditshmes katalanase “Sport”, Real Madridi i ka ofruar 120 milionë euro, plus mesfushorin Luka Modric, për të siguruar transferimin e yllit të PSG-së, Neymar.

Barcelona, ende nuk i ka shuar shpresat për brazilianin, por ata fillimisht duhet të shesin Philippe Coutinhon para se ta kërkojnë ish-yllin e tyre.

Por, duket se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka bërë një hap para për t’ia marrë nga dora lojtarin rivalëve të tyre më të mëdhenj.

The post Reali bën një hap para Barçës për Neymar, ofron 120 milion euro plus Luka Modric appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----