Ballina Sport Real Madridi nuk heq dorë nga Neymar

Real Madridi nuk heq dorë nga Neymar

20
SHPËRNDAJE

Reali i Madridit duket se është gati të përdor një nga yjet e tij si Gereth Bale apo James Rodrigues për të arritur marrëveshjen me brazilianin e Paris SG Neymar në merkaton e kësaj vere.

E ardhmja e brazilianit nuk është e sigurt në Paris dhe Barcelona ka filluar lëvizjet për ta rimarrë, por sipas mediave spanjolle Reali i Madridit po nxiton për t’ja kaluar rivalëve të tyre.

“Mundo Deportivo” bën të ditur se oferta për Neymar nga Madrilenët është 115 milion stërlina plus Bale ose Rodrigues.

Kjo me sa duket do të jetë lëvizja më e madhe e Zinedin Zidan për merkaton e kësaj vere.

Gjithashtu flitet për një pagë vjetor prej 30 milion eurosh, por pavarësisht këtyre shifrave të çmendura, Barcelona ka një avantazh ndaj tyre për shkak të lidhjes që braziliani ka me Lionel Messin.

The post Real Madridi nuk heq dorë nga Neymar appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----