Ballina Sport Real Madrid dorëzon kreun përpara “El Clasico”, Eden Hazard i dëmtuar

Real Madrid dorëzon kreun përpara “El Clasico”, Eden Hazard i dëmtuar

24
SHPËRNDAJE

Real Madrid u mund 1-0 në fushën e Levantes dhe dorëzoi vendin e parë në renditje te Barcelona, para “El Clasico”-s.

Madrilenët dominuan një pjesë të mirë të takimit, por pa konkretizuar me gol, ku Karim Benzema pati disa momente të mira për të shënuar në 45 minutat e para. Ndërsa Levante fitoi duelin e rezistencës duke u shpërblyer me një gol nga Morales.

Sikur të mos mjaftonte humbja e kreut të renditjes, Zinedine Zidane duhet të mendojë edhe për dëmtimin e Eden Hazard, i cili u largua para kohe nga ndeshja dhe nuk dihet nëse do të mund të luajë në Champions të mërkurën kundër Manchester City-t.