Ballina Sport Real Madrid anulon marrëveshjen për kalimin e Bale në Kinë

Real Madrid anulon marrëveshjen për kalimin e Bale në Kinë

14
SHPËRNDAJE

Kalimi i Gareth Bale në Superligën e Kinës ka dështuar, për shkak se Real Madridi e ka anuluar marrëveshjen dhe si rrjedhojë anësori uellsian pritet të mbetet pjesë e klubit spanjoll, raporton BBC.

Anësori 30-vjeçar pritej t’i bashkohej Jiangsu Suning dhe të nënshkruante kontratë trevjeçare me pagë javore në vlerë 1.2 milionë euro, transmeton Express.

Javën e kaluar, trajneri i Realit Zinedine Zidane theksoi se Bale ishte pranë largimit nga klubi pasi nuk ishte më i dëshiruar në Santiago Bernabeu. Trajneri francez madje shkoi aq larg saqë tha se largimi i Bale do t’i bënte mirë të gjithëve.

Por, sipas BBC-se, Bale pritet të mbetet në Real tani që marrëveshja për kalimin e tij në Kinë.

The post Real Madrid anulon marrëveshjen për kalimin e Bale në Kinë appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----