Ballina Lajme vendore Reagon Ragmi Mustafa: Të vendosen tabelat në gjuhën Shqipe sa më shpejt

Reagon Ragmi Mustafa: Të vendosen tabelat në gjuhën Shqipe sa më shpejt

390
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas vendosjes të disa tabelave të shenjave të komunikacionit vetëm me shkrim çirilic, e jo edhe në gjuhën Shqipe në komunen e Preshevës, ka reaguar kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa, ai thot se të vendosen edhe në gjuhën Shqipe sa më shpejt!

“Janë vendosur disa tabela paralajmëruese të komunikacionit rrugorë në territorin e komunës së Preshevës nga autoritetet lokale.

Ftojë përfaqësuesit e komunës së Preshevës që sa më shpejtë të vendosen edhe në gjuhën shqipe ashtu siç parashikohet me ligjet në fuqi.

Është e papranueshme dhe e pa tolerueshme që edhe në këtë formë të abuzohet me të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.

Këshilli Kombëtar Shqiptar do të adresoj këtë çështje komunës së Preshevës, për të kërkuar sqarime pas kërkesave të qytetarëve.

Ashtu, siç ka adresuar, fillimisht NP ”Rrugët e Serbisë “ e më pas tek Ombudsmani edhe mohimin e shënimit të emërimeve topografike në vendbanimet shqiptare pranë rrugëve rajonale.” /bujanoci.net:/

---- ----
----
-----
-----