Ballina Lajme nacionale Reagon ish-Kryeshefi Agron Mustafa: Unë e ndalova rënien e të hyrave në...

Reagon ish-Kryeshefi Agron Mustafa: Unë e ndalova rënien e të hyrave në Telekom

29
SHPËRNDAJE

Ish-Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka reaguar pas akuzave drejtuar tij për fillimin e shkatërrimit të Telekomit.

Mustafa ka shprehur pakënaqësinë e tij përmes një statusi në Facebook ku mohon të ketë ndikim në rënien e të hyrave në Telekom për çka po linçohet, madje sipas tij ai ka ndaluar rënien e tyre, përcjell ORAinfo.

Ai këtij statusi ia ka bashkangjitur edhe pasqyrën financiare të të hyrave në Telekom para dhe gjatë mandatit të tij për të treguar se kur ka filluar rënia të hyrave në këtë institucion.

Kujtojmë që Agron Mustafa ka qenë Drejtor Menaxhues i Telekomit që nga 23.02.2015 deri më 23.02.2018.

Postimi i tij i plotë

“Koheve te fundit jam sulmuar shume ne lidhje me gjoja fillimin e shkaterrimit te Telekomit te Kosoves prej se une jam emeruar Drejtor Menaxhues aty, nga 23.02.2015 – 23.02.2018. Konkretisht, jam sulmuar shume per renien e te hyrave ne Telekom dhe keto sulme kane qene te drejtuara ne formen qe prej se une kam ardhe Drejtor aty, fillon renia drastike e te hyrave!!!

Skam reagu. Kam qene mosperfilles ndaj ketyre sulmeve, duke besuar qe nje dite do te sqarohet situata dhe shihet realiteti se si ka qene/eshte. Fatkeqesisht, deri me tani skam pa ndonje vullnet per nje gje te tille, perveq sulmeve dhe linçimeve personale qe me jane bere!

Komisioni Hetimor Parlamentar per Telekomin ishte rast i mire per te treguar tregimin tim per Telekomin per ato 3 vite, per cka falenderoj shumicen e anetareve te Komisionit per korrektesine gjate intervistimit tim.

Se bashku me kete postimin tim, po bashkangjes edhe nje foto me te dhenat e te hyrave qe nga viti 2011 deri me 2018, sipas pasqyrave financiare te audituara per vite se bashku me linqet ne internet ku mund te gjinden keto raporte. Aty mund te shihet shume qarte se si kane qene te hyrat nder vite, kur fillon renia e te hyrave si dhe kur behet stopimi i asaj renie!

Po ashtu, kam paraqitur edhe te hyrat vetem per muajin Janar gjate disa viteve, me qellim te ilustrimit sa me afer e me real te gjendjes faktike financiare qe une kam hasur me fillimin e mandatit tim dhe si ka qene situata ne perfundimin e mandatit tim, duke marre parasysh qe muaji Janar 2018, ka qene muaji im i fundit i plote si Drejtor Menaxhues i Telekomit te Kosoves.”/ORAinfo/

-----