Ballina Lajme Bota/Rajoni Rasti Khashoggi: Biden kundër ndëshkimit të princit arab

Rasti Khashoggi: Biden kundër ndëshkimit të princit arab

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka mbrojtur të mërkurën vendimin e tij për të mos e ndëshkuar princin e kurorës saudite, Mohammed bin Salma, rreth vrasjes së gazetarit dhe disidentit saudit, Jamal Khashoggi, duke bërë të ditur se të vepruarit kundër mbretërisë do të ishte rast i pashembullt diplomatik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për “ABC News”, presidenti amerikan ka diskutuar rreth vendimit të administratës së tij për ta deklasifikuar një raport të Inteligjencës, në të cilin është konstatuar se princi ka autorizuar ekipin e sigurisë dhe zyrtarët e inteligjencës që ta vrisnin Khashoggin. Duke e mbrojtur vendim, Biden ka thënë se SHBA-ja i ka mbajtur përgjegjës të gjithë personat e përfshirë në organizim e krimit por jo edhe vet princin.

Kjo pasi që, siç ka thënë ai, “SHBA-ja në asnjë rast nuk i ka ndjekur udhëheqësit e një shteti aleat”. SHBA-ja rëndom i referohet mbretërisë si partner strategjik, shkaku i prodhimit të naftës, statusit të saj si një baraspeshë rajonale ndaj Iranit dhe bashkëpunimit në rrafshin e kundërterrorizmit. Vrasja e Khashoggit brenda konsullatës saudite në Stamboll, në tetorin e vitit 2018, kishte nxitur zemërim në gjithë botën.

The post Rasti Khashoggi: Biden kundër ndëshkimit të princit arab appeared first on KOHA.

---- ----
-----