Ballina Lajme nacionale Rasti i parë pozitiv COVID-19 në trupat e KFOR në Kosovë

Rasti i parë pozitiv COVID-19 në trupat e KFOR në Kosovë

19
SHPËRNDAJE
Konfirmohet rasti i parë i testimit pozitiv të COVID-19 midis personelit të Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO-ja (KFOR).
 
Zëri.info bën të ditur se pavarësisht këtij lajmi,  KFOR-i do të vazhdojë të kryejë misionin e tij të mandatuar nga Kombet e Bashkuara për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë, ndërsa merr masa parandaluese për ndalimin e përhapjes së COVID-19, duke ndjekur drejtimet dhe udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
 
KFOR-i gjithashtu do të vazhdojë monitorimin dhe vlerësimin e situatës në bashkërendim të ngushtë me institucionet në Kosovë dhe bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që të mundësojë sigurinë e personelit të vetë dhe të popullatës kosovare.
 
-----