Ballina Lajme Bota/Rajoni Rasti i parë/ Përfundoi trajtimin mjekësor, por e mbart akoma virusin

Rasti i parë/ Përfundoi trajtimin mjekësor, por e mbart akoma virusin

18
SHPËRNDAJE

Mjekët kinezë kanë shprehur shqetësimin se te një i sëmurë  që kishte përfunduar trajtimin, është vërejtur sërish koronavirusi i ri (Covid-19). Në një deklaratë nga njësia e shëndetit në qytetin Chengdu, kanë rezultuar sërish pozitive ekzaminimet e kryera mbi një person për të cilin vazhdonte karantina në shtëpinë e tij. I sëmuri është vendosur sërish nën trajtim dhe se raste të ngjashme janë vërejtur edhe në rajone të tjera.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë për të sëmurët që përfundojnë trajtimin mjekësor, rekomandoi që të mbahen nën karantinë për 14 ditë, të vendosin maska dhe të mos marrin pjesë në aktivitete publike.

Lideri i ekipit shëndetësor që lufton me epideminë Covid-19 në Hubei, Cao Cianping, bëri me dije se të sëmurët që përfundojnë trajtimin mund të vazhdojnë të mbartin virusin.

Ai vuri në dukje se në Kinë dhe Kanada ka pasur njerëz që kanë rezultuar pozitivë në testimet e bëra pas trajtimit, e tha se:  “Nuk duhet të jemi të qetë. Shifrat mund të rriten sërish. Ku mund t’i vendosni këta të sëmurë?. Në shtëpi nuk mund t’i dërgoni, sepse mund të infektojnë të tjerët. Por për shkak se edhe mundësitë janë të kufizuara nuk mund t’i vendosni as në spital”.

-----