Ballina Lajme Bota/Rajoni Rastet e reja me virusin korona në botë po rriten për 13...

Rastet e reja me virusin korona në botë po rriten për 13 për qind

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gjenevë, 26 mars – Numri i rasteve të reja me virusin korona në botë vazhdon të rritet këtë javë, por mbesin shumë të ulëta sesa në fillim të vitit, tregojnë rezultatet e publikuara nga mediat perëndimore nga bazat e tyre të të dhënave.

Këtë javë janë regjistruar 523.800 infektime të reja në ditë, që është për 13 për qind më shumë se java paraprake.

Rritja po vëzhgohet më shumë se një muaj pas uljes njëmujore në fillim të vitit, kur rastet e reja dyfish janë ulur. Megjithatë, rritja e tanishme është larg rekordit negativ të vendosur të dielën prej 5 deri më 11 janar (743.600 të infektuar të rinj për 24 orë).

Këtë javë, vetëm në Kanada dhe në SHBA, rastet e reja të infektimit janë ulur (për tetë për qind), ndërsa në Lindjen e Mesme vërehet stabilizim. Rritje kanë në rajonet e tjera (50 për qind në Azi), 15 për qind në Evropë, nëntë për qind në Amerikën Latine dhe Karaibe dhe shtatë për qind në Afrikë).

Në Oqeani numri i infektimeve të reja pothuajse është rritur trefish. Megjithatë, bëhet fjalë për mesatarisht 326 raste të reja në ditë, ndërsa rritja ka të bëjë në epideminë në Papua Guniea e Re, ku janë regjistruar rreth 300 infektime të reja në periudhën prej 24 orëve.

The post Rastet e reja me virusin korona në botë po rriten për 13 për qind appeared first on KOHA.

---- ----
-----