Ballina Lajme nacionale Rashiq: Beogradi thotë se unë e Trajkoviq tani jemi bërë shqiptarë

Rashiq: Beogradi thotë se unë e Trajkoviq tani jemi bërë shqiptarë

18
SHPËRNDAJE

Nenad Rashiq flet për raportin e tij me Beogradin.

Ish-kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit mes disa partive të serbëve të Kosovës, “Sloboda”, ka folur për sulmet nga Beogradi ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Rashiq ka thënë në T7, se mediat e kontrolluara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po i akuzojnë për tradhti atë dhe politikanë tjerë, si Rada Trajkoviq.

“Po thonë ‘ata s’janë serbë, e kanë ndërruar fenë, ata tash janë albanac’”, ka treguar Rashiq.

Ai ka thënë se sulme të tilla ndaj serbëve të Kosovës bëhen nga radikalë, e kurrsesi nga politikanë normalë.