Ballina Lajme nacionale Raportuesja e Kosovës në PE: Mocioni i mosbesimit të LDK-së, katastrofik për...

Raportuesja e Kosovës në PE: Mocioni i mosbesimit të LDK-së, katastrofik për Kosovën

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Vendimi i LDK-së për të paraqitur një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti, sipas raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon mund të sjellë fatkeqësi për vendin e mbarë rajonin. Përmes një postimi në Twitter, ajo shkruan:

----

“Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është edhe vetë, atëherë kjo do të nënkuptonte një katastrofë të vërtetë”. Në një postim tjetër po ashtu në Tëitter, Cramon ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani që të shmangin mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Çfarë po ndodh në Kosovë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani? Ju lutemi parandaloni edhe një raund tjetër të zgjedhjeve të parakohshme për vendin tuaj”, thotë ajo.Lidhja Demokratike e Kosovës paralajmëroi të mërkurën mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti. Vendimi u mor në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, e thirrur pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.

----- ----