Ballina Lajme Bota/Rajoni Raporti zyrtar/ Italia “hap thesin”, ja sa pasaporta janë dhënë për shqiptarët

Raporti zyrtar/ Italia “hap thesin”, ja sa pasaporta janë dhënë për shqiptarët

22
SHPËRNDAJE

Ministria e Punës & Politikave Sociale në Itali ka publikuar raportin vjetor të të dhënave statistikore mbi të huajt nga 1 janar deri në 31 dhjetor 2019.  Sipas raportit mbi 3 milionë qytetarë jo europianë, midis tyre edhe shqiptarë, banojnë nga viti i shkuar në Itali, duke mbuluar 38 për qind të prezencës, ku 21.7 për qind janë të mitur.

Lejet e lëshuara për arsye pune janë rritur me 6 për qind. Ndërsa mbajtësit e lejeve të qendrimit afatgjatë nga numri i përgjithshëm i rezidentëve të ligjshëm, vazhdon të rritet. Dy vite më parë 103.478 qytetarë jo europianë u bënë italianë, nga Shqipëria, rreth 21.841.

Sipas raportit 7.4 për qind e fuqisë punëtore është po ashtu një qytetar jo europian. Në vitin 2018, shkalla e punësimit të popullsisë nga vendet e treta në Itali ishte 60.1 për qind, krahasuar me 58.2% të regjistruar në mesin e italianëve.

Duke përpunuar të dhëna nga burime të ndryshme institucionale, raporti vjetor i Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale ilustron karakteristikat dhe proceset e integrimit të secilës nga 16 komunitetet e Italisë. Përpos komunitetit shqiptar, flitet edhe për komunitetin kinez, ekuadorian, egjiptian, filipinas, indian, maroken, moldavian, nigerian, etj.

-----