Ballina Lajme Bota/Rajoni Raporti sekret/ Përplasja për koronavirusin, Kina përgatitet edhe për luftë me SHBA-të

Raporti sekret/ Përplasja për koronavirusin, Kina përgatitet edhe për luftë me SHBA-të

82
SHPËRNDAJE

Pekini mund të përballet me një valë në rritje të armiqësive pas shpërthimit të koronavirusit, e cila mund të çojë drejt një përkeqësimi të tillë në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara që shkon deri në “konfrontim të armatosur”, thuhet në një raport të brendshëm kinez, të cituar nga mediat britanike.

Raporti, i paraqitur në fillim të muajit të kaluar drejtuesve të lartë te vendit nga Ministria e Sigurisë së Shtetit, dilte në përfundimin se ndjenjat globale kundër Kinës janë në nivelin më të lartë që prej shtypjes së dhunshme të protestës në sheshin Tiananmen në 1989, shkruan Gazeta SHQIP. Për rrjedhojë, Pekini, thuhej aty, duhet të përgatitet edhe për skenarin më të keq të një përpasjeje të armatosur më Amerikën, thonë persona që njohin përmbajtjen e raportit por që nuk kanë preferuar të identifikohen.

Raporti thuhet të jetë hartuar nga Instituti kinez i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Bashkëkohore (CICIR), një qendër studimore e lidhur me Ministrinë e Sigurisë së Shtetit, organi më i lartë i inteligjencës në vend. Përmbajtjen e dokumentit e kanë përshkruar për agjensinë e lajmeve Reuters persona që kanë njohuri të drejtpërdrejtë mbi të. Ministria e Sigurisë së Shtetit të Kinës nuk ka mundur të kontaktohet për koment.

CICIR, një “think tank” me shumë influencë, që deri në vitin 1980 ishte brenda kësaj ministrie, nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar.

-----