Ballina Lajme Bota/Rajoni Raporti sekret/ CIA Amerikane dhe Kundërzbulimi Gjerman kanë përgjuar shumë shtete

Raporti sekret/ CIA Amerikane dhe Kundërzbulimi Gjerman kanë përgjuar shumë shtete

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shërbimet e inteligjencës në Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë Perëndimore kanë spiunuar me dhjetëra shtete për dekada, përmes kontrollit të fshehur të një kompanie zvicerane që ka shitur produkte për kodim, raportuan e përditshmja amerikane, Ëashington Post dhe televizioni publik gjerman ZDF, që cituan një raport të klasifikuar të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

Që prej viteve 1970, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania Perëndimore kanë marrë kontrollin e kompanisë Crypto AG, e cila i ka shitur produktet e saj në më shumë se 120 shtete pas Luftës së Dytë Botërore deri në fillim të këtij shekulli. Që para 40 vjetësh,  kundërzbulimi gjerman BND dhe CIA kishin filluar një fushatë mbarëbotërore përgjimi. Pala gjermane e kishte pagëzuar operacionin “Rubikon”, ndërsa ajo amerikan “Minerva”.

DË flet për një situatë si nëpër filma. Ajo thotë se as vetë punonjësit nuk e dinin se kompania e tyre u përkiste dy shërbimeve sekrete. Pronarët e vërtetë të Crypto AG u kamufluan përmes kontakteve të BND me Siemens-in dhe me një firmë avokatie në Lichtenstein. BND dhe CIA ndanin fitimin, vetëm në vitin 1975 ai ishte 51 milion franga zvicerane.

Punonjësit e BND-së thuhet se ia kanë dhënë CIA-s pjesën e tyre të parave në takime tepër të fshehta në garazhe nëntokësore. Klientët e Crypto AG përfshinin Iranin, Arabinë Saudite dhe vendet e Amerikës së Jugut dhe Afrikës. Vetëm Bashkimi Sovjetik dhe Kina nuk blenë kurrë nga Crypto AG. Ata e dinin gjithsesi. Deri dhe Vatikani u besonte makinave të Crypto AG. Kompania është likuiduar në 2018, ndërsa identiteti i pronarëve mbetet i mbrojtur përjetësisht nga ligjet e Lihtenshtajnit.

---- ----
----
-----
-----