Ballina Sport Raporti për vdekjen e Emiliano Sala, zbulohen detaje tronditëse nga aksidenti ajror...

Raporti për vdekjen e Emiliano Sala, zbulohen detaje tronditëse nga aksidenti ajror (FOTO)

77
SHPËRNDAJE

Raporti i vdekjes së futbollistit Emiliano Sala, i zhdukur më 21 janar të vitit 2019 kur avioni i tij ra në kanalin e La Manshit, teksa po fluturonte nga Nanta në Kardif, ka zbuluar se piloti i avionit nuk kishte licencën për të kryer fluturime ndërkombëtare.

David Ibotson, piloti i fluturimit, ishte ankuar te miqtë e tij për disa probleme në avionin “Piper Malibu”, që më pas u shkatërrua në aksident.

Ibotson ishte daltonik dhe nuk kishte asnjë përgatitje për të fluturuar natën dhe licenca e tij për të pilotuar avionë njëmotorësh, kishte skaduar prej tre muajsh.

Avioni ishte i autorizuar për fluturime private dhe nuk kishte kërkuar leje për të kryer fluturim ndërkombëtar.

-----