Ballina Lajme nacionale Raporti për Kosovën, shefi i UNMIK-ut: Dëshira për ndryshim u ndje në...

Raporti për Kosovën, shefi i UNMIK-ut: Dëshira për ndryshim u ndje në zgjedhjet e fundit

57
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Këshilli i Sigurimit vendosi që të vazhdojë seancën virtuale për Kosovën edhe pas kërkesës së Rusisë që Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, të heqë flamurin e Kosovës.

Pas vazhdimit të seancës, përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe shef i UNMIK-ut , Zahir Tanin tha se dëshira për ndryshim u ndje në zgjedhjet e fundit në Kosovë dhe se sipas tij, Kosova i përfundoi me sukses zgjedhjet të cilat u dalluan për pjesëmarrje të lartë të votuesve dhe që çuan në fitoren e “Vetëvendosjes”.

Por ai nuk la pa theksuar se në Kosovë për rreth 1 vit e gjysmë ka pasur tri qeveri të ndryshme dhe kjo sipas tij tregon turbulencë politike.

“Kundrejt sfidave të pandemisë, zgjedhjeve të kryera me sukses më 14 shkurt. Para zgjedhjeve, gjatë më pak se 1 viti e gjysmë, tri qeveri kanë qenë në detyrë, dhe kjo ndihmon të kuptohet sasia e turbulencave që kanë mbretëruar. Dalja në zgjedhje ka qenë shumë e lartë. Partia fituese ka marrë mëse gjysmën e votave. Shqyrtimi i demografisë së votave ka zbuluar një dëshirë të madhe për ndryshim”, tha Tanin.

Lexo edhe: Flamuri i Kosovës acaron përfaqësuesin e Rusisë në OKB, ndërpritet mbledhja e Këshillit të Sigurimit

Më tej Tanin ritheksoi përkrahjen e palëkundur të UNMIK-ut ndaj procesit dhe përkushtimin e tij në nivelin bazë për promovim të një mjedisi të favorshëm për progres gjatë këtij rrugëtimi.

Lidhur me pandeminë e COVID-19, Tanin informoi Këshillin për shkallën alarmante të infeksioneve në Kosovë dhe tha se Kosova mbetet nën presionin e pandërprerë të përhapjes së virusit COVID-19.

Ai apeloi tek Shtetet Anëtare të rrisin përkrahjen ndaj Kosovës lidhur me vaksina në vazhdën e përpjekjeve globale për të siguruar furnizime me vaksina.

/abcnews.al/

The post Raporti për Kosovën, shefi i UNMIK-ut: Dëshira për ndryshim u ndje në zgjedhjet e fundit appeared first on Abc News.

---- ----
-----