Sot është ditëlindja e heroit Luan Haradinaj, me këtë rast vëllau i tij, njëherit edhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë i Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka kujtuar atë përmes një postimi në Facebook.
Ai shkruan se “Luan, neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë”.
Tutje ai shkruan se ai lindi 47 vite më parë por për ta do të mbetët përherë 23 vjeç ashtu siç ka rënë për lirinë e vendit.
“Linde dyzeteshtatë vite më parë, por për ne, mbetesh përherë njëzetetre vjeç, ashtu siç ke rënë për lirinë tonë. Urime vëlla, 23-vjetori i lindjes!”, ka shkruar Haradinaj.
Luan Haradinaj u lind më 17 nëntor 1973 në Gllogjan.Haradinaj kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro -shqiptar./21Media
Luan, neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë.
Linde dyzeteshtatë vite më parë, por për ne, mbetesh përherë…Posted by Ramush Haradinaj on Monday, November 16, 2020
The post Ramushi kujton Luanin: Neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri appeared first on RTV21.