Ballina Lajme nacionale Ramush Haradinaj në ditën e fundit si kryeministër, “arratiset” nga zyra (Fotot)

Ramush Haradinaj në ditën e fundit si kryeministër, “arratiset” nga zyra (Fotot)

119
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ka shfrytëzuar ditën e fundit si kryeministër që të ngjitet në Grykën e Deçanit.

Haradinaj ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, disa fotografi ku shihet bashkë me Kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosajn, të cilin edhe e ka falënderuar për mikpritjen.

“Ecje sot në Grykën e Deçanit. Faleminderit për mikpritjen kryetarit Ramosaj”, ka shkruar Haradinaj.

Nesër, drejtimin e qeverisë pritet ta marrë Albin Kurti, pasi më në fund u arrit marraveshja me Isa Mustafën për ndarjen e posteve.

---- ----
----
-----
-----