Ballina Lajme nacionale Ramush Haradinaj arrin në aeroport, pas pak niset për Hagë

Ramush Haradinaj arrin në aeroport, pas pak niset për Hagë

127
SHPËRNDAJE

Ka arritur në Aeroportin e Prishtinës Ramush Haradinaj, nga ku do të niset për në Hagë.

Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar.

Kjo edhe bëri që ai të dorëhiqet nga posti i kryeministrit.

Ai pritet të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Pavarësisht vendimit të tij që të dorëhiqet, sepse nuk dëshiron të shkojë në Hagë si kryeministër, Haradinaj ka paralajmëruar se sërish do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërkohë para pak minutash, në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se “si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë”.

-----