Ballina Lajme nacionale Ramadani paralajmëron se sërish në vend do të ketë tentativa për heqjen...

Ramadani paralajmëron se sërish në vend do të ketë tentativa për heqjen e taksës

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ҫështja e taksës ndaj Serbisë vazhdon të jetë shumë diskutuar.

Zëvendësministri i Mbrojtes, Burim Ramadani ka parlajmëruar se sërish në vend do të ketë tentativa për heqjen e taksës dhe diskutimet mbi territore.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ramadani ka thënë se këto tentativa kanë për qëllim krijimin e konfuzionit rreth mbështetjes së qytetarëve për partitë politike.

“…pasi që po duket qartë se qytetarët po mbështesin konceptin 100% shtet dhe pjekurinë politike të koalicionit AAK-PSD”, ka shkruar Ramadani.

Ky është postimi i tij i plotë:

Metodat speciale – përmes hulumtimeve të rrejshme – pritet të fillojnë së shpejti nga eksponentë të caktuar në opinionin publik.

• Qëllimi i qartë:

Tentativë e re për heqjen e taksës dhe diskutimet mbi territore

– pasi që Kryeministri Haradinaj ia bllokoi këtë projekt.

• Metodat e njohura:

Krijimi i konfuzionit rreth mbështetjes së qytetarëve për partitë politike.

– pasi që po duket qartë se qytetarët po mbështesin konceptin 100% shtet dhe pjekurinë politike të koalicionit AAK-PSD.

Shihemi në rezultate, për 100% SHTET.

---- ---- ----
-----