Ballina Lajme nacionale Rama ‘vulos’ rezultatin e zgjedhjeve: Nuk është çështje se kush do i...

Rama ‘vulos’ rezultatin e zgjedhjeve: Nuk është çështje se kush do i marrë 61 bashkitë…

33
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ‘vulosi’ sot paraprakisht rezultatin e zgjedhjeve që do të mbahen më 30 qershor, ku opozita nuk do të marrë pjesë. Kreu i qeverisë tha para militantëve të PS, teksa prezantoi kandidatin në Urën Vajgurorë, se nuk është më çështje se kush do i marrë 61 bashkitë e vendit, pasi kjo dihet se i merr PS, por problemi qendron në ndarjen mes së kaluarës (Berisha) me të ardhmen.

“Nuk është më çështje se kush do i marrë 61 bashkitë e vendit, pasi kjo dihet, por problemi qendron në ndarjen e së kaluarës me të ardhmen”, tha Rama.

Kryeministri ripërsëriti edhe njëherë se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve më 30 qershor, pasi ky do të ishte një precedent i rrezikshëm.

“Sot mund të dukej moment shtensionimi shtyrja e zgjedhjeve, por në të ardhmen do shndërrohej në tallje me njerëzit, një parti do e kërkonte sot, një tjetër nesër. Kjo nuk është parë askund dhe nuk do të ndodhë as në Shqëri”, tha kryeministri.

Kryeministri vazhdoi me krahasimin, “ata dhe ne”. Sipas tij, opozita ka frikë nga zgjedhjet dhe reforma në drejtësi

“Ne jemi shumë, ata janë pak. Ata janë dembelë, ne jemi punëtorë dhe të përkushtuar. Ata kanë frikë nga zgjedhjet dhe reforma në drejtësi. Ne nuk kemi frikë nga zgjedhjet dhe do mbështesim deri në fund zbatimin  e reformës në drejtësi”, tha Rama.

Kryeministri tha se në 2017 e shpëtoi Lulin, por tani nuk bën dot asgjë për “vetëvrasjen e opozitës”.

“Në 2017 unë arrita të shpëtoj Lulin. Morën gjithçka deshën, nga ministritë, institucionet kryesore dhe KQZ. I morën të gjitha këto vetëm me dy kërkesa nga ana jonë: Kush fiton qeveris, ai që humbet bën opozitë dhe nuk ka më sharje dhe baltë për Shqipërinë në gjuhë të huaj. Erdhi vjeshta, filloi shiu dhe I doli gjumi Lulit dhe nisi avazi I historisë së vjetër, Herën e kaluar I shpëtuam, kësaj radhe nuk I ndaluam dot të vrasin veten politikisht”, tha Rama.

Gazeta SHQIP

-----