Ballina Lajme nacionale Rama tregon lidhjen mes dosjes “339” dhe Saimir Tahirit

Rama tregon lidhjen mes dosjes “339” dhe Saimir Tahirit

48
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri Rama bëri një krahasim edhe të përgjimeve të dosjes “339” dhe çështjes së Saimir Tahirit. Madje, lidhur me çështjen e Tahirit, ai tha se “dy plehra flisnin në telefon dhe në fund doli nga Antimafia Italiane, ndërsa çfarë nuk thanë e çfarë nuk i bënë Tahirit, shumë më shumë, se Dakos”.

Por Rama tha gjithashtu, se Prokuroria duhet të kishte bërë të njëjtën gjë edhe me Dakon, ashtu sikurse e nxori dosjen e Tahirit. Zoti Rama tha se gjykatësi është në një pozicion krejt tjetër nga politika për shkak të detyrës, në përgjigje të një pyetjeje të analistit Arjan Vasjari për vettingun në politikë.

----

Rama tha se vettingu në politikë pengon të drejtën e kandidatit për të qenë shërbëtor i votuesve të tij. “Nuk mund të shkosh në zonën elektorale me dëshmi penaliteti me vete, aq më tepër që shkelen të drejtat e njeriut” – tha Rama.

----- ----