Ballina Lajme nacionale Rama rikthen shprehjen e fushatës së 2017-s: Unë një timon makine kam...

Rama rikthen shprehjen e fushatës së 2017-s: Unë një timon makine kam dhe e dua prapë

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Ndryshe nga më parë në këtë fushatë elektorale për 25 Prillin, kryeministri Edi Rama riktheu sot në prezantimin e planit të socialistëve për shërbimet ndaj qytetarëve, kërkesën për timonin, ashtu si në vitin 2017.

Rama u shpreh se ka vetëm një timon që e ka marrë në zgjedhjet e shkuara që e kërkon prapë pasi do ta kthejë Shqipërinë në të ardhmen për djalin e tij të vogël.

“Sa shumë keni vuajtur ju që ngisni makinat. Këtu nuk flas për vete se unë nuk e ngas makinën. Unë një timon makine kam, atë që më dhatë dhe e dua prapë. Dua që e ardhmja të jetë për djalin tim të vogël”, tha Rama.

Kreu i qeverisë Edi Rama premtoi “shtet online”, ku çdo shërbim do të merret përmes telefonit në xhepin e qytetarëve pa qenë nevoja të presë në radhët e sporteleve./mv.abcnews.al

The post Rama rikthen shprehjen e fushatës së 2017-s: Unë një timon makine kam dhe e dua prapë appeared first on Abc News.

---- ----
-----