Ballina Lajme nacionale Rama: Opozita e rrugës pakësohet çdo ditë. Të gjithë ata që udhëheqin...

Rama: Opozita e rrugës pakësohet çdo ditë. Të gjithë ata që udhëheqin lëvizjen “Rama ik”, do ikin një nga një vet

27
SHPËRNDAJE

Nga Burreli ku çeli fushatën elektorale, Kryeministri Edi Rama shprehu edhe një herë vendosmërinë se zgjedhjet do të mbahen ashtu siç ishin caktuar, më 30 qershor, duke ironizuar edhe opozitën që sipas tij po firon dita ditës.

“Opozita e rrugës mbrëmë ishte më e pakët se asnjëherë. Ata sa më shumë pakësohen aq më shumë shtrihen në bulevard si çamçakiz. Akoma më pak do ti ndjekin në atë rrugë pa rrugë.

Kushtetuta e Republikës nuk është filxhan që rrotullohet. Zgjedhjet nuk janë llumi i kafes që e rrotullojnë kur kthen filxhanin. Dje Meta nënshkroi fatin e tij që e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. Të gjithë ata që udhëheqin lëvizjen “Rama ik”, do ikin një nga një vet. Jo se them unë, por sepse kjo që shihni është dhe do të jetë çdo ditë e më shumë pasqyra e qartë e një të vërtete e shqiptarëve që janë populli më politikanë në botë, do t’ju bëhet shumë e qartë. Kjo luftë nuk është për bashkitë”, tha Rama.

-----