Ballina Lajme nacionale Rama nuk zmbrapset nga përgjimet: Më të mirë se ne nuk ka!...

Rama nuk zmbrapset nga përgjimet: Më të mirë se ne nuk ka! Nuk i hapim rrugë budallait

28
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar normalisht fushatën elektorale, pavarëisht publikimit të disa përgjimeve që implikojnë Vangjush Dakon në blerjen e votave.

Kryeministri Rama ripërsëriti edhe njëherë se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, pavarësisht kërcënimeve të opozitës për përplasje civile.

“Askush nuk e kthen më dot prapa Shqipërinë. E kanë kuptuar edhe demokratët me dy fije mend në kokë që ata kanë frikë për zgjedhjet dhe të dalin para popullit për të treguar se çfarë kanë bërë dhe se çfarë janë në gjendje të bëjnë. Për fat të mirë shqiptarët i njohin. Kërcënojnë përditë popullin se nuk do e lënë të votojnë dhe përbetohen se do të na imponojnë një përplasje antidemokratike. Nuk kanë ide dhe nuk dinë të logjikojnë dhe mëendojnë se do të na imponojnë logjikën e kapsollave dhe molotovit. Nëse vendosin të vrasin vetën politikisht ne nuk i pengojmë dot. Nuk funksionon me logjikën t’I hapim rrugë budallait. Zgjedhjet do të bëhen me 30 qershor. Nuk funksionon kjo praktikë me ‘kush e ka radhën të çmendet’”, tha Rama.

Gazeta SHQIP

-----