Ballina Lajme nacionale “Rama nuk është mbret”/ Çudit Mustafa Nano, tregon marrëzinë e madhe të...

“Rama nuk është mbret”/ Çudit Mustafa Nano, tregon marrëzinë e madhe të kryeministrit

14
SHPËRNDAJE

Analisti Mustafa Nano ka komentuar fjalimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama, pas mbylljes së votimeve më 30 qershor.

Nano e ka cilësuar si marrëzi përdorimin e emrit të Zahos nga Rama, duke theksuar se këto gjëra ndodhin vetëm në familjet mbretërore.

Sipas tij, kryeministri nuk do duhej ta bënte këtë, pasi nuk ka pse ta përdorë fëmijën në funksion të PR të tij.

“Menjëherë pas zgjedhjeve në 30 qershor, Rama mbajti një fjalim dhe në fund ai falenderoi pjesëtarët e familjes së tij se nuk e kuptoj se ç’lidhje kanë më zgjedhjet.

Nuk ka arsye pse duhet t’i di unë emrat, po ja që i di dhe në fund Zahon dhe iu referua Zahos edhe për një shprehje që Zaho paska thënë.

Kjo për mua është marrëzi. Kryeministri nuk do duhej ta bënte këtë nuk ka pse ta përdorë fëmijën e vet në funksion të PR të tij.

Ndodh vetëm me familjet mbretërore dhe satrapat dhe mbretërit. Rama mbret nuk është.

Familja mbretërore dhe gjithë Britania i di emrat e fëmijëve të familjes Mbretërore, të Dukës e Dukeshës. E ka ditur që në momentin e parë.

Kjo është traditë e njohur në Britaninë e Madhe sepse britanikët janë të interesuar të dinë çdo gjë se një ditë ata mund të bëhen mbretër dhe me këtë shpjegohet dhe interesi.

Britanikët duan dhe meritojnë të jenë të informuar me pinjollët e familjes mbretërore, ndërsa burrat e shtetit ruajnë privatësinë e fëmijës së tyre”, shprehet Mustafa Nano.

-----