Ballina Lajme nacionale Rama mohon: Me Vangjush Dakon nuk kanë qenë në…

Rama mohon: Me Vangjush Dakon nuk kanë qenë në…

32
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama gjithashtu në përgjigje të fakteve që janë në dosjen “339” u pyet edhe për një udhëtim të tij me Dakon në Zvicër, sipas asaj që në përgjigje del nga Astrit Avdylaj në komunikim me një nga eksponentët socialist të degës lokale të Durrësit.

“Nuk kam qenë në Zvicër me Dakon”- ishte përgjigja e Ramës, për të cilën nuk vijuan më pas pyetjet rreth saj, por u përqëndruan tek vijueshmëria e hetimeve dhe mosmarrja e masave nga Rama për Dakon.

Gjithsesi, Rama tha se Prokuroria duhet të veprojë për të zbardhur dosjen. Madje ai tha se “ata që janë në përgjime janë në burg dhe i ka futur në qeli, Policia e Shtetit”.

-----