Rama me ambasadorin suedez: Diskutuam si po e luftojmë diabetin

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama ka thënë se ka diskutuar për mënyrën se si Prishtina po kontribuon në luftën kundër diabetit përmes transformimit urban.
Ai këtë e bëri në takimin e përbashkët me ambasadorin e Suedisë, Jonas Wosterlund, dhe studiuesin e diabetit, Dr. Yang de Marinis.
“Diskutuam gjithashtu për hulumtime dhe produkte inovative që mundësojnë parashikimin e diabetit deri në 20 vite më herët. Këto diskutime forcojnë vizionin tonë për një Kryeqytet më të shëndetshëm dhe të orientuar drejt parandalimit të diabetit”, ka shkruar ai në facebook.