Ballina Lajme nacionale Rama: Këtë dekadë do ta bëjmë Shqipërinë kampion të Ballkanit në turizëm

Rama: Këtë dekadë do ta bëjmë Shqipërinë kampion të Ballkanit në turizëm

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
“Në këtë dekadë do ta bëjmë Shqipërinë kampion të Ballkanit në turizëm”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij më struktura të Partisë Socialiste.

Gjithashtu Rama theksoi se nuk ka më kohë për të humbur dhe se në asnjë moment vendi nuk mund të bëjë hapa pas.

Lexo edhe: “Të sillemi si komb serioz”, Rama: Shqipëria duhet të buzëqeshë, fushata elektorale vjen pas kësaj

Sipas kryeministrit, Partisë Demokratike i janë dhënë të gjitha mundësitë për të punuar, por kjo forcë politike shprehet ai, ka bërë më shumë dëme për vendin.

“Shqipëria e fëmijëve tanë nuk i meriton më praprakthimet. Nuk ka nevojë të provohet 100 herë një shalqi që është kungull. S’ka nevojë të provohet sërish Partia Demokratike. Sa herë ju është dhënë një mundësi të drejtojnë aq herë kanë bërë më shumë dëme se sa kanë bërë punë sepse nuk dinë të punojnë.

Nuk kanë këllqe për t’i rezistuar të gjitha ngjarjeve me të cilat njeriu ndeshet kur bën një punë. Je duke qeverisur bie një tërmet, nuk mund të shtrihesh në tokë. Duhet të ecësh përpara. Ku dinë këta të bëjnë këto gjëra. I kuptoj shumë mirë ata që thonë, përse vazhdon të merresh me ata.

Por nga na tjetër si mund të mos merresh me ata kur dalin nëpër rrugë, e me organizime si nëpër dasma. Pra theksoj që këmbëngulja, durimi dhe besimi ynë që Shqipëria bëhet nuk konkurrohet”, tha Rama.

/abcnews.al/

The post Rama: Këtë dekadë do ta bëjmë Shqipërinë kampion të Ballkanit në turizëm appeared first on Abc News.

---- ----
-----