Ballina Lajme Bota/Rajoni Rama ia mësyn notit, një ditë para zgjedhjeve

Rama ia mësyn notit, një ditë para zgjedhjeve

10
SHPËRNDAJE

Një ditë para zgjedhjeve, Rama poston video duke bërë not në Vlorë.

Teksa na ndajnë më pak se 24 orë nga nisja e votimeve për vendoret e 30 qershorit dhe në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, po protestohet kundër zgjedhjeve njëpartiake, kryeministri Edi Rama, ka postuar në llogarinë e tij personale në rrjetin social, një video ku shfaqet i relaksuar duke bërë not tek “zona e Vilave” në Vlorë.

Zgjedhjet që pritet të zhvillohen ditën e nesërme, do të jenë të parat pa pjesëmarrjen e opozitës në pothuaj 30 vjetët demokraci, pas rënies së regjimit komunist.

Ndërkaq, presidenti i Republikës, Ilir Meta, pasi çdekretoi 30 qershorin si datë të paracaktuar për mbajtjen e lokaleve, dekretoi dy ditë më parë 13 tetorin si datë kushtetuese, me qëllim për të siguruar zgjedhje pluripartiake, në një periudhë që përkon me marrjen e vendimit nga Këshilli Evropian në lidhje me hapjen ose jo të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

-----