Ballina Lajme nacionale Rama i shkon në “shtëpi” Metës: Ta di për nder që…

Rama i shkon në “shtëpi” Metës: Ta di për nder që…

20
SHPËRNDAJE

Në kuadër të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama u ndal sot në qytetin e Skraparit. Në fjalën e mbajtur para simpatizantëve të PS-së, Rama vlerësoi mrekullinë dhe potencialin e kanioneve të Osumit.

Kryeministri bëri me dije se këto mrekulli ia ka treguar presidenti Ilir Meta dhe për këtë i është shumë mirënjohës.

“Ia di për nder Ilir Metës që më ka sjellë dhe më ka treguar mrekullinë e kanioneve, nuk e kisha parë ndonjëherë. E di shumë mirë çfarë potenciali ka kjo zonë, e di se sa strategjike është edhe rruga Berat-Përmet e cila duhet të përfundojë sa më parë, që të bëhet lidhja e kësaj zone me Përmetin, Gjirokastrën e Tepelenën për të kthyer potencialin në funksion të turizmit dhe punësimit. Këto rrugë do jenë prioritete të Bashkisë së Çorovodës në 4-vjeçarin e ardhshëm”, tha Rama.

-----