Ballina LifeBizare Rama gaforre, Meta dashi apo Basha binjakët? Astrologia Meri tregon fituesin

Rama gaforre, Meta dashi apo Basha binjakët? Astrologia Meri tregon fituesin

25
SHPËRNDAJE

Nga studio e “Wake Up” në Top Channel, astrologia Meri Shehu bëri një parashikim të situatës politike më vend. Ajo tha se do ketë zgjedhje, duke treguar edhe palët më të favorizuara.

“Zgjedhje do ketë. Kush është më i favorizuari nga këta, kryeministri Rama gaforre, presidenti Meta dashi, apo Lulzim Basha kryetari i opozitës që është binjakët.

Binjakët janë në një pozicion shumë më të vështirë këtë vit, sepse Jupiteri ndodhet në Shigjetar dhe i kundërshton bindshëm. Mirë, ju do thoni kështu, por a është vërtetë në pozicion të vështirë opozita?

Po është në pozicion të vështirë, sepse ka sulmuar presidentin që të shtyjë zgjedhjet. Presidenti që është dashi në mendjen e vet pretendon se po drejton kombin. Dashi është gjithmonë në stil drejtues ose mendon në vetvete se ai po bën një zgjidhje për kombin.

Por dashi në këtë kohë nuk është në relacione të mira në pozicionet e planetëve. Në momentin që ai e ka marrë këtë vendim në konfuzitet, pra shtyrjen e zgjedhjeve, ka një lloj dyshimi.

Gaforrja jo se është në pozicion më të mirë këtë vit, sepse gaforrja ka ankth ka stres, por duke qenë këta të dy në pozicione shumë të vështira, i bie që gaforrja të përfitojë.

Binjakët në gjendje të vështirë. Nuk bëjnë gjëra të mëdha, maksimumi deklarata, por nuk arrijnë shumë’, tha ajo ndër të tjera.

-----