Ballina Lajme nacionale Rama flet për autonominë spitalore: Do të nisë me spitalin e Fierit

Rama flet për autonominë spitalore: Do të nisë me spitalin e Fierit

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Rama flet për autonominë spitalore: Do të nisë me spitalin e Fierit

Plani më i fundit i kryeministrit Edi Rama është autonomia spitalore. Në bashkëbisedimin online me qytetarët e Elbasanit, Rama tha se kjo ne thelb ka pagesën e mjekëve sipas numrit të vizitave dhe operacioneve që kryen. Kryeministri tha se  kjo do të nis nga spitali i ri rajonal i Fierit. Rama tha se këto do të shihet se si funksionon kjo gjë, të shihen gabimet dhe më pas do të nis aplikimi edhe në spitalet e tjera.

” Autonomia Spitalore është momenti për të filluar dhe zgjedhja që kemi bërë për të mos bërë hapa të gabuar që të kushtonin më shumë kohë, është që në spitalin e ri rajonal të Fierit është ta përdorim si qendrën dije dhe pilot të autonomisë spitalore duke iu referuar një prej modeleve dhe vendeve që kanë shkëlqyer në shëndetësi në dekadën e fundit dhe që kanë kaluar pikërisht nëpër këto faza dhe kanë shkëlqyer në këtë shekull.

Tani duhet të hedhim këtë hap dhe funksionimi i autonomisë spitalore do të vihet në jetë në spitalin rajonal të Fierit. Do të shikohet me kujdes ecuria do të nxirren të gjitha mësimet nga puna aty dhe më pas do të shtrihet në spitalet e tjera. Nuk mund të paguhen njësoj dy mjekë që janë në të njëjtin spital ku njëri kryen më shumë operacione e vizita dhe tjetri më pak, se si do organizohet e gjithë kjo është një temë tjetër”, tha Rama.

 

Rama flet për autonominë spitalore: Do të nisë me spitalin e Fierit
Ornela Celpica

---- ----
----
----- ----
-----