Ballina Lajme nacionale Rama emëron një grua në krye të Tatimeve, ‘dush të ftohtë’ punonjësve...

Rama emëron një grua në krye të Tatimeve, ‘dush të ftohtë’ punonjësve për kuponin

14
SHPËRNDAJE

Është emëruar sot drejtori i ri i Tatimeve. Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i besojë këtë institucion një gruaje.

Bëhet fjalë për Delina Ibrahimajn, e cila do të drejtojë nga sot Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Ibrahimaj do të zëvendësojë në këtë detyrë Enton Duron, i cili u shkarkua pak ditë më parë, vetëm tre muaj pas marrjes së detyrës.

Aktualisht kryeministri po zhvillon një takim me punonjës të Tatimeve, ku nuk munguan kritikat e shumta.

“Dhënia dhe marrja e kuponit ka rënë në nivele shumë të ulta. Ju jeni përgjegjës direkt”, tha kryeministri.

-----