Ballina Lajme nacionale Rama dhe Dako përplasen për Astrit Avdylajn

Rama dhe Dako përplasen për Astrit Avdylajn

35
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako janë përplasur në deklarata, ndërsa janë të ftuar në të njëjtën kohë në dy emisione televizive.

Dako tha nga studioja e ‘Opinion” se Astrit Avdylaj është simpatizant i PS, ndërsa kryeministri Edi Rama tha se është i Partisë Demokratike.

“Ne nuk duam te humbim asnjë vote, ndaj ju kam hapur telefonin dhe ju kam thenë “po po, do e shohim”. Nuk jam as prokuror, as drejtues policie. Une hap çdo telefonatë. Nuk e kam njohur kurrë Astrit Avdylin fizikisht deri në  vitin 2016. Mbas këtij viti e kam njohur si shumë njerëz në atë qytet. E dija qe ka qenë i dënuar. Nuk ka qenë pjesë e stafit elektoral, thjesht simpatizant i shpallur i PS. Nuk është anëtar organizate, por simpatizant i PS.”-tha Dako.

“Kjo ka qenë një vendimmarrje në bashkëpunim me Vangjushin që i erdhi shpirti në majë të hundës për gjithë këtë situatë. Kemi bërë një vlerësim të të gjitha gjërave dhe vetë ai e ka pasur edhe këtë shqetësim sepse u bë tabelë qitje për diçka sipas tij është inskenim mbi bazë muhabetesh. Ka lidhje me një proces fushate në një zonë të caktuar ku këta njerëz që sot janë prapa hekurave kanë qenë historikisht në shërbim të Partisë Demokratike”-u shpreh Rama.

-----