Ballina Lajme nacionale Rama: Dako duhej kapur në flagrancë, “Dosja 339” është përdorur si ushqim...

Rama: Dako duhej kapur në flagrancë, “Dosja 339” është përdorur si ushqim për PD-në

45
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri Edi Rama tha se publikimi i dy audiopërgjimeve në një gazetë gjermane ka dhe dy aspekte, sugjestionimin e shqiptarëve, ndërsa aspekti i dytë lidhet me kohën e publikimit, që përkon me momentin kur Shqipëria pret dritën jeshile nga Gjermania për çeljen e negociatave. Këtë, Rama e quajti ushqim që helmon duke u dhënë argumenta atyre që duan të kapen.

Një material i tillë nuk është përdorur as për të hetuar, as për të kapur në flagrancë, por është përdorur për t`u mbajtur dhe për t`u nxjerrë nga politika për qëllime politike. Këto copa materiali dhe merren dhe nxirren që të ekspozohen në një gazetë me shumë tirazh shumë të gjatë në Gjermani, që synon dy gjëra: për të sugjestionuar shqiptarët këtu nga që e nxori Gjermania, dhe nga ana tjetër kjo ekspozohet në momentin kur ne presim nga gjermania të marrim një dritë jeshile për negociatat. Ky është ushqim që helmon duke u dhënë argumenta atyre që duan të kapen”, u shpreh Edi Rama.

 

---- ---- ----
-----