Ballina Lajme nacionale Rama çel fushatën në Urën Vajgurore dhe sulmon opozitën: Po të duan...

Rama çel fushatën në Urën Vajgurore dhe sulmon opozitën: Po të duan le ta vrasin veten (politikisht) por s’mund të…

29
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama çeli pasditen e sotme fushatën në Urën Vajgurore ku vlerësoi ndryshimin që ka pësuar ky qytet në këto vite si të pakrahasueshëm me gjendjen në të cilën ishte 4 vite më parë.

Rama sulmoi opozitën, që sipas tij ka vendosu të dalë në rrugë pasi ka frikë nga zgjedhjet dhe ballafaqimi me popullin, ndaj sipas Ramës kërcënojnë me popullin imagjinar të bashkive të tyre nëpër protesta.

“Nuk është e vështirë për këdo nga ju që të ecë me mendjen dhe të numërojë të gjitha hapat që kemi bërë në 4 vite, ku pa asnjë diskutim s’e kemi përfunduar rrugën tonë, por kemi bërë një progres që nuk ishte bërë në të gjitha vitet së bashku. Nëse ky vend do të shikohej si një foto 4 vite më parë do të dukej si një ëndërr që s’kishte lidhje me Urën Vajgurore.

Në këto zgjedhje nuk është çështja kush do të jetë kryetar bashkie, por si ne së bashku do ta ndajmë të ardhmen nga e shkuara. Si ne do të zgjedhim mes vendit normal demokratik që duam për fëmijët tanë dhe llogarive të pushtetit të atyre që përmes dhunimit të demokracisë synojnë të ndalin orën e zhvillimit, të marrin zvarrë jetën demokratike të vendit dhe të varrosin reformën në drejtësi. Ata kanë frikë nga zgjedhjet. Ndaj kërcënojnë rrugëve me popullin imagjinar të punonjësve të bashkive të tyre.  Kanë frikë të ballafaqohen ndaj përbetohen se nuk do të lejojnë popullin në zgjedhje. Ata mund të vendosin lirish të vrasin veten, politikisht, por s’mund të vendosin për ne dhe Shqipërinë që duam”, tha Rama.

-----