Ballina LifeBizare “Rama byrek me qepë, Topalli çokollatë e zezë, Kodheli trileçe, Salianji…/Grida Duma...

“Rama byrek me qepë, Topalli çokollatë e zezë, Kodheli trileçe, Salianji…/Grida Duma jep recetën e politikës (FOTO)

11
SHPËRNDAJE

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në emisionin në Shtëpinë tonë në Top Channel është vënë përballë një quizi ku duhet të krahasojë figura politike me ëmbëlsira ose gatime të tjera të ndryshme.

Kështu, Edi Ramën e personifikoi me një byrek me qepë; duke argumentuar që ai duke u kamufluar tek batuta ne komunikim ka sjellë vetëm një ripërsëritje të vjetër të traditës që ja quajnë gjoja avangardë.

Për Jozefina Topallin ju kërkua ta personifikonte me një ëmbëlsirë dhe tha: Një ëmbelsirë e mirë por me çokollatë të zezë të thellë.

E pyetur me cilën ëmbëlsire personifikonte Lulzim Bashën tha; kek me çokollatë; sepse ka sjelle si unicitet racionalizmin sipas saj.

Për Sali Berishën u shpreh se si ushqim mund te personifikohet me një “hard steak”, biftek i “fortë”, siç thonë amerikanët; njeri që ka kaluar furtuna të paparashikueshme.

Për Majlinda Bregun u shpreh që veç protagonizmit ka edhe kurimin ndaj ngjan me diçka brenda traditës si një “panna cotta”.

Për Ervin Salianjin personifikimi ishte një pjatë e rëndë me garniturë; duke vijuar që se personifikim i risisë në politike kombinuar me vendosmërinë ku nuk i mungojnë ngjyrimet.

Jorida Tabaku e personifikoi me një krem karamele, një ëmbëlsirë e ëmbël e cila edhe pasi e ke ngrënë duket se s’ke ngrënë asgjë; e lehtë dhe e shëndetshme.

Për Mimi Kodhelin u shpreh që mund të personifikohej me një Trileçe, diçka e ëmbël mes traditës dhe ekuilibrit me te ardhmen.