Ballina Lajme nacionale Rama: Bllokimi i Rinasit na rrezikoi vaksinat, kompania tha se e kishte...

Rama: Bllokimi i Rinasit na rrezikoi vaksinat, kompania tha se e kishte të pamundur ti mbante

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Kryeministri Edi Rama nga emisioni Log. në ABC ka theksuar se situata e krijuar në aeroportin e Rinasit ishte e paralajmëruar ndaj dhe ato deri diku ishin të përgatitur.

Ndërkohë pyetjes së gazetarit Endri Xhafo nëse me këtë situatë në raport me presidentin meta është 1 me zero, Rama është shprehur se nuk kishte vend për pikë, por ishte situatë e turpshme.

Ndër të tjera ai ka theksuar se një situatë e tillë ka rrezikuar dozat e vaksinave pasi kompania që ato kanë kontratën për vaksinat kishte pohuar se për shkak të presionit nuk do i mbante dozat e vaksinave do të siguroheshin pas një jave.

Çështje kjo Ilir Meta zero. Unë do të kisha preferuar se kjo mos të ndodhte, nuk e dimë ka shtuar apo jo pikë unë do të preferoja mos të shtoheshin pikët pasi kjo është një turp i madh. Stres i madh ishte për vaksinat sepse ne do të merrnim një sasi dje që erdhi sot.

Kompania që na furnizon ne në bazë të kontratës na thoshte se nuk i mbaj dhe do i nis diku tjetër ju do të prisni një javë sepse ka të tjerë që presin. Mund të gjendeshin mënyra tjera por në atë moment nuk kishim zgjidhje ne e kishim të qartë që nëse na ndodh duhej që brenda 48 orësh të hapnim aeroportin pasi në kushte normale mund të ndodhte që të zgjaste deri në 10 ose 15 ditë”, ka thënë Rama.e.su./abcnews.al

The post Rama: Bllokimi i Rinasit na rrezikoi vaksinat, kompania tha se e kishte të pamundur ti mbante appeared first on Abc News.

---- ----
----
-----
-----