Ballina Lajme nacionale Rama: Bashës i dhashë çfarë donte, në 30 qershor…!

Rama: Bashës i dhashë çfarë donte, në 30 qershor…!

31
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama tha për liderin e opozitës Lulzim Basha, Rama tha se i dha në vitin 2017 çfarë donte, thuajse gjysmën e qeverisë, që të mund të kishte nën kontroll institucionet më kryesore dhe që kishin lidhje me zgjedhjet, sikurse ishte Ministria e Brendshme.

“Nëse sot biem në kurthin e qetësimit të situatës në emër të demokracisë, i themi Kushtetutës që je relative”- tha Rama, duke e ripërsëritur se kthehet në precedent dhe ne të parët e vendit kemi përgjegjësi për këtë.

“Nuk do ketë mijëra njerëz në 30 qershor, do ketë grupe kriminale dhe njerëz të paguar, por besoj që deri në atë ditë do fillojnë të mendojnë për problemet më pas”- tha Rama, në përgjigje të pyetjes së opozita do bllokojë zgjedhjet.