Ballina Lajme nacionale Rama: 30 qershori, ditë zgjedhje në gjithë Shqipërinë

Rama: 30 qershori, ditë zgjedhje në gjithë Shqipërinë

12
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka përmendur 30 qershorin si ditë zgjedhjesh në Shqipëri.

“Në 30 qershor zgjedhjet do bëhen në gjithë territorin e Shqipërisë. Përpjekje për të krijuar konflikte nuk ka, për ta kthyer Shqipërinë prapa nuk ka asnjë shans, sepse nuk ka popull. Kush i fryn zjarrit të dhunës, është i destinuar të tretet në atë zjarr”, tha ai

“Nuk shans që në Shqipërinë e vitit 2019 të fitojë dhuna, kaosi, të fitojnë qorrat që nuk kanë asnjë ideal, ide që nuk kanë asgjë për të ofruar përveç vetes dhe hallit të tyre të madh të kthyer në një platformë dhune”, shtoi ai.

Rama tha se më 30 qershor Shqipëria do bëjë zgjedhje.

Sipas tij, 30 qershori do jetë një ditë normale, edhe sikur të ketë shfaqje sporadike, apo orvatje të dëshpëruara pasi nuk do e bllokojnë dot procesin

-----