Ballina AKTUALE Ragmi Mustafa: Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Ragmi Mustafa: Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

41
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetari i këshillit kombëtar Shqiptar ka shkruar, Gjuha shqipe përbën elementin më qenësor të konstituimit identitetit kombëtar e kulturorë të shqiptarëve edhe në Luginë.

Gjuha shqipe me implikimet komplekse për komunikimin, integrimin shoqëror, arsimin dhe zhvillimin, kanë një rëndësi strategjike edhe për shqiptarët e Luginës.

Institucionet e Republikës së Serbisë nuk respektojnë as konventat ndërkombëtare e as ligjet e veta. Edhe më tej mohon përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet republikane në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ruajtja e gjuhës i paraprin ruajtjes së traditave, kujtesës, mënyrën unike të të menduarit dhe të të shprehurit – burime të vlefshme të së ardhmes.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare u shpall nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s në nëntor të vitit 1999 (30C / 62).

---- ---- ----
-----