Ballina LifeBizare Qyteza e së ardhmes në Japoni, do ndërtohet nga arkitekti i “Teatrit...

Qyteza e së ardhmes në Japoni, do ndërtohet nga arkitekti i “Teatrit Kombëtar” (FOTO)

12
SHPËRNDAJE
 

Një qytet i ri, jo vetëm si ndërtim por edhe si koncept dhe mënyrë jetese, do të ndërtohet afër malit të shenjtë Fuji, në Japoni. Një qytet që e prodhon vetë energjinë që i duhet, nuk ndot ambientin sepse çdo mjet transporti funksionon me energji diellore dhe hidrogjen, e gjitha e lidhur në rrjet.

Nuk është një fantazi e shekujve të ardhshëm, por projekti konkret i kolosit të automjeteve japoneze Toyota, në bashkëpunim me një nga arkitektët më të famshëm në botë, danezit Bjarke Ingels.

Projekti u prezantua në Las Vegas nga vetë arkitekti, i njohur në Shqipëri edhe si projektuesi i përzgjedhur fillimisht për godinën e re të Teatrit Kombëtar, bashkë me CEO e Toyotës, Akio Toyoda.

Qyteza, që mund të mbajë fillimisht rreth 2 mijë banorë, do të zhvillohet në një perimetër rreth 70 hektarë ku më parë ndodhej një fabrikë tekstile, nga e cila do të trashëgojë emrin: Woven City.

Pjesë e mirë e banorëve do të jenë punonjës të Toyotës, por edhe shkencëtarë që do të duan të eksperimentojnë në terren si mund të zhvillohen qytetet e të ardhmes. Duket si një kompleks olimpik, por ky është inceneratori i ri në Kopenhagen

Mjetet e transportit do të jenë kryesisht të automatizuar dhe pa drejtues, ndërkohë që pjesa më e madhe e godinave do të jetë e ndërtuar me dru dhe xham, të ngrohur nga çati që do të  përbëhen nga panele diellore. “Është pjesë e përgjegjësive të kompanive të mëdha si e jona të japim kontributin për të shndërruar planetin tonë në një vend më të mirë për të jetuar”, deklaroi Toyoda.