Ballina Lajme Bota/Rajoni Qyteti ku ‘lindi’ vdekja kthehet në kamp strehimi, për të prekurit nga...

Qyteti ku ‘lindi’ vdekja kthehet në kamp strehimi, për të prekurit nga Koronavirusi (FOTO)

50
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Qyteti kinez Wuhan ka ndërtuar dy spitale kushtuar personave të prekur nga Koronavirusi, gjithashtu ka konvertuar dhjetar salla sportive dhe ka ndërtuar 132 stacione karantine.

Por objektet e urgjencës, të cilat kanë më shumë se 25,870 shtretër në total, nuk janë të mjaftueshme për të mbajtur pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për sëmundjen, e cila deri më tani ka vrarë 638 njerëz, por numri, rrezikon që të rritet.

Zyrtarët e Wuhan kanë urdhëruar punonjësit e ndërtimeve të krijojnë reparte shtesë në një kohë rekord, pasi Pekini këtë javë kërkoi që qyteti të mblidhte të gjithë personat e prekur nga epidemia vdekjeprurëse dhe t’i vendosë në kampe masive. Po ashtu u dha urdhër që katër universitete të shndërrohen në qendra izolimi, duke krijuar në total 5.400 shtretër. Ndërsa drejtuesit e provincës Hubei (një zonë që ka shumë persona të infektuar), javën që lamë pas dhanë urdhër që të gjitha hotelet dhe fabrikat e boshatisura, të përgatiten për t’u shndërruar në stacione karantine.

---- ----
----
-----
-----