Ballina Lajme nacionale Qytetarit që iu rrezikua jeta, plumbi qorr mbrëmë i hyri në shtëpi

Qytetarit që iu rrezikua jeta, plumbi qorr mbrëmë i hyri në shtëpi

72
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Plumbi qorr mbrëmë i hyri në shtëpi dhe ia rrezikoi jetën, qytetari mesazh të gjithë atyre që festojnë me ar’më gjatë festave.

Gjuajtjet me armë zjarri shpesh kanë qenë fatale. Ka raste të ndryshme kur plumbat qorr u kanë marrë jetën qytetarëve.

Një gjuajtje me armë zjarri mbrëmë për natën e vitit tëri, mund të kishte përfunduar me fatalitet edhe për një familje në Prishtinë.

Një qytetar ka treguar se si një plumb qorr ka përfunduar në shtëpinë e tij, por që fatmirësisht nuk ka lënduar ndonjë familjar të tij.

“Ky plumb mbrëmë ka depërtu brenda shtëpise time. Për krejt ju që festoni me ar’më, lus zotin këta plumba të ju kthehen në shtëpitë tuaja. Amin.”, ka shkruar qytetari i cili ka shprehur shqetësimin e tij, shkruan Reporteri.

Ai ka publikuar foto, ku shihet si ka goditur një derë brenda shtëpisë së tij.

---- ----
----
-----
-----