Ballina Lajme nacionale Qytetarit nga Prishtina i lëshohet kartëmonedha false në vlerë 500 euro

Qytetarit nga Prishtina i lëshohet kartëmonedha false në vlerë 500 euro

25
SHPËRNDAJE

Kartëmonedhat false vazhdojnë të jenë në qarkullim.

Nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës njoftohet se ditën e djeshme një qytetar ka raportuar në polici se është mashtruar me një kartëmonedhë false.

Raportimi ka ndodhur në Prishtinë dhe ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se gjatë kontrollimit të parave ka hasur në një kartëmonedhë prej 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.