Ballina Lajme nacionale Qytetarët shkojnë për të shijuar bukuritë e Bogës, por i gjejnë të...

Qytetarët shkojnë për të shijuar bukuritë e Bogës, por i gjejnë të ‘vërshuara’ nga bërllogu

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Boga e Rugovës është një ndër vendet më të shpeshta që qytetarët zgjedhin t’a vizitojnë.

E karakterizuar me bukuritë natyrore dhe ajrin e pastër, me të drejtë konsiderohet si një vend i denjë për një vizitë ose pushim, shkruan ORAinfo.

Por, duket se këtë vit pati një element që i bëri qytetarët të ndihen jo rehat gjatë shëtitjes së tyre.

Vendet nëpër të cilat ata zgjodhën të ecin gjatë qëndrimit në Bogë, ishin vërshuar nga mbeturinat.

Kroi si karaktertistikë e vendin të njohur si “Gurra e ftohtë” ishte e vështirë të dallohet nga sasia e madhe e mbeturinave që kishin rrethuar atë.

Kanaqet, shishet e plastikes, qeset janë ato që kanë mbuluar bukuritë e këtyre pjesëve të Bogës.

Në disa fotografi të siguruara nga ORAinfo mund të shihni pamje aspak të këndshme të këtyre pjesëve të bukura të Bogës së Rugovës.

Qytetarët janë shprehur të shqetësuar dhe të indinjuar nga kjo gjendje./ORAinfo/

---- ----
----
----- ----
-----