Ballina Lajme nacionale Qytetarët i zënë rrugën Ramës në Korçë, Salinanji përplaset me policinë: Të...

Qytetarët i zënë rrugën Ramës në Korçë, Salinanji përplaset me policinë: Të heq pantallonat nga koka, m’u drejto me respekt

32
SHPËRNDAJE

Militantët e Partisë Demokratike, të udhëhequr nga ish-deputeti Ervin Salianji dhe Endrit Braimllari kanë bllokuar rrugën, me qëllim që të ndalojnë kryeministrin Edi Rama të zhvillojë takim elektoral.

Situata ka qenë paksa e tensionuar, ku nuk kanë munguar debatet dhe konfrontimet me uniformat blu. Ish-deputeti Salianji, ka akuzuar policinë, se ka provokuar qytetarët. Në terren ka zbritur edhe zv. drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Gjovalin Loka.

“Je servil i pushtetit. Nga shërbëtor i Bajrave përfundove në rrugë si shërbëtor i Ramës. Të ishte personalisht të heq pantallonat nga koka, respekto ligjin dhe mu drejto me respekt. Je i tredhur nga krimi dhe nga Bajrat, mos bëj të fortin me qytetarin”

Bllokimi i rrugëve është një nga vendimet që ka marrë PD-ja në mbledhjen e Këshillit.

 

-----