Ballina AKTUALE Qytetarët e Luginës mund të hyjnë në Kosovë pa pasë test negativ...

Qytetarët e Luginës mund të hyjnë në Kosovë pa pasë test negativ për COVID-19

479
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kosova mbrëmë ka marrë një vendim që aplikon reciprocitetin ndaj shteteve që i kërkojnë qytetarëve të Kosovë një test negativ për COVID-19.

Megjithëse, në vendim thuhet se “Të gjithë qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës (RKS) duhet të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga COVID-19, me testin RT-PCR në Sars COV-2, sipas parimit të reciprocitetit” pati përjashtime, njofton Klan Kosova.

----

Më vonë u sqarua se qytetarët e Shqipërisë nuk kanë nevojë të tregojnë test negativ kur duan të hyjnë në Kosovë.

Ngatërresë pati sot në mëngjes edhe me shqiptarët e Luginës, por edhe kjo u sqarua.

Qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk u kërkohet që të kenë test negativ për të hyrë në Kosovë, por për qytetarët e tjerë të Serbisë kjo do të aplikohet.

Këtë sqarim e bëri, Shqiperim Musliu, zv,kryetari i Komunës së Bujanocit, i cili edhe personalisht vizitoj nga afër pikën kufitare, Konçul-Dheu i bardhë.

Musliu tha: “Pas situatës së krijuar në lidhje me moslejimin e kalimit të qytetarëve të Luginës në Kosovë, e kemi konsideruar veten të obliguar të interesohemi maksimalisht deri në sqarimin e plotë të situatës. Me këtë rast, e kemi parë të udhës që të dalim në pikëkalimin te Dheu i Bardhë, për të marrë informacione rreth kësaj situate. Na konfirmuan se vendimi i qeverisë do të interprerohet drejtë dhe qytetarët e Luginës do të lëvizin lirshëm pa ndonjë kufizim.”./BujanociNet/

----- ----